Koeman nga linja e ‘dytë’, prezantimi punë orësh…

Trajneri holandez Roland Koeman mbërrin nga një dalje dytësore në Barcelonë, në orën 17:15 minuta.

Kreu më i ri i pankinës ‘blaugrana’ sapo është ulur në terminalin e fluturimeve private.

Mësohet se ka një kujdes të shtuar mjekësor ndaj trajnerit të përfaqësueses së Holandës, ndërsa pritet t’i kryhen analizat paraprake për COVID-19.

Me shumë gjasa, klubi do ta prezantojë gjatë orëve të mbrëmjes, si trajnerin e Barcelonës me një kontratë dy-vjeçare.

Shkarkimi i Setin dje dhe i drejtorit sportiv Abidal sot, duket se i hapin rrugën një lajmi të mirë. Koeman pritet të afrojë pak… qetësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!