Matuidi, transferimi madh i Inter Miamit…

Juventus kanë konfirmuar largimin e Blaise Matuidi, para transferimit të tij te Inter Miami. Mesfushori francez do të lidhet me skuadrën e David Bekham, pasi ka përfunduar të mërkurën kontratën e tij me bardhezinjtë e Torinos.

Matuidi, 33 vjeç, iu nënshtrua testeve mjekësore në Paris në fillim të kësaj jave, duke u bërë nënshkrimi i parë i madh i Miamit. Francezi largohet nga Juventus pas tri sezoneve, duke fituar titullin në Serie A në çdo sezon. Ai iu bashkua me bardhezinjtë nga Paris SG në 2017, kur kishte fituar katër tituj të Ligue 1.

Por kulmi i madh sportiv për Matuidi erdhi në vitin 2018, kur ai luajti një rol kyç në fitoren e Botërorit të Francës, në të majtën e një mesfushe me katër lojtarë. Vazhdimi i karrierës së mesfushorit francez, është një bonus për Inter Miamin në kampionatin e MLS-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!