Ajeti, bashkohet me kampionët e Sëlltik…

Sulmuesi shqiptar i Zvicrës, Albian Ajeti, i është bashkuar Sëlltik, pas një marrëveshje prej 4.5 milionë paund nga Uest Hem Junajtid. United. 23-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me kampionët skocezë, pasi bëri 12 ndeshje pa shënuar asnjë gol me Uest Hemin.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, një futbollist me cilësi të vërtetë,”- ka deklaruar trajneri e Sëlltik, Neil Lenon. “Unë e kam admiruar atë për shumë kohë. Ai është një lojtar me të vërtetë inteligjent, i ekuilibruar dhe një finalizues me të vërtetë i mire”.

Albian Ajeti, vëllai i dytë i mbrojtësit kuqezi Arlind Ajeti, iu bashkua Uest Hemit nga Bazel, për të cilin shënoi 30 gola në dy sezone. Ai ishte titullar vetëm 3 ndeshje në kupa dhe në 9 raste si zëvendësues në Premier League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!