Kapiteni Lihshtajner, “dorëzohet”…

Ish-kapiteni i kombëtares së Zvicrës, mbrojtësi 36-vjeçar, Stefan Lihshtajner, sot ka njoftuar se i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur.

Me 108 ndeshje, mbrojtësi dikur i Lilës, Lacios, Juventusit dhe Arsenalit, pjesëtar me kombëtaren helvete në kupat Botërore 2010, 2014 dhe 2018, si dhe në Euro 2008 dhe 2016, ka vendosur të ndahet përfundimisht nga fushat e blerta.

Ndërkohë, që fillimet e karrierës sportive i kishte në Lucernë, pastaj në Grasshopers dhe në Zyrih, Stefan Lihshtajner dëshironte ta përfundonte karrierën e tij në Euro 2020, një turne i shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Dëshira ime ishte të tërhiqesha pas Euro 2020. Por, pas vendimit të UEFA-s për ta shtyrë atë më 2021, u bë e qartë për mua se koha ishte e duhur për të ndaluar,” shpjegoi ai në një deklaratë të Federatës Zvicerane të Futbollit.

Me fanellën e Juventusit (2011-2018) Lihshtajner fitoi shtatë tituj të Seria A dhe katër Kupa të Italisë, si dhe ishte finalist në Champions League më 2015 dhe 2017. Pas një viti te Arsenal, ai u bashkua me Augusta, një klub gjerman, prej të cilit u largua disa javë më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!