Shkarkohet Donadoni, Krujf trajner në Kinë

Ia lakoi emrin Ksavi Hernandez, për ta bërë ndihmës te Barça në të ardhmen, por Zhordi Krujf merr skuadrën kineze të Shenzhen FC.

Kinezët shkarkuan italianin Roberto Donadoni, tri ditë më parë. Trajneri i ri, i njoftuar nga klubi kinez në faqen e tij zyrtare, do të jetë Zhordi Krujf.

Djali i Johanit i madh, i lindur në 1974, rikthehet sërish në pankinë pas largimit si trajner i Ekuadorit (edhe pse nuk zbriti asnjë minutë në terren me latino-amerikanët).

Krujfi i ri, i lindur në Barcelonë, do të arrijë në Kinë brenda dy ditësh dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para nënshkrimit të kontratës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!