Magani, konkretizimi te Egnatia
Trajneri i njohur firmos për dy vite me Egnatian.
Më në fund ajo që flitej që nga takimi Dinamo-Egnatia luajtur në Pezë-Helmës në ditët e para të qershorit, bëhët realitet. Gugash Magani asokohe u pa në krah të drejtuesëve të rinj rrogozhinas që më shumë gjasa, kërkojnë të kthejnë skuadrën në elitë.
Sot, Gugash Magani tekniku i njohur peqinas merr zyrtaisht drejtimin teknik të Egnatias në Kategori të Parë.
klubi e ka zyrtarizuar në rrjete:
Postimi:
“Gugash Magani nënshkruan me Egnatian.
Futboll Klub Egnatia njofton nënshkrimin e kontratës me trajnerin Gugash Magani.
Magani ka nënshkruan për 2 sezone me Egnatian duke besuar tek projekti i nisur nga presidenti Agim Demrozi.
Tekniku Peqinas ka drejtuar disa skuadra në Shqiperi si Flamurtari, Tirana, Shkumbini, Besa, Teuta dhe Trepça 89.”- shkruan ekipi rrogozhinas në Facebook’.