Edhe mesfushori Hyseni, pjesë e Dinamos

Dinamo, duket sikur këtë sezon e ka seriozisht. Lëvizjen e deritanishme nënkuptojnë përpjekje të drejtuesve të bluve të kryqytetit për të ndërtuar një skuadër ambicioze për sezonin e ri në Kategorinë e Parë.

Pasi kanë nënshkruar ditën e djeshme kontrata me dy futbollistë të Pogradecit, sulmuesin Ation Alillari dhe mesfushorin Kevin Berberi, klubi Dinamo njofton se ia ka arritur të bëjë të sajin edhe Klaudio Hyseni.

Mesfushori 26-vjeçar, sezonin e shkuar është aktivizuar në radhët e skuadrës së Tërbunit të Pukës, ndërkohë që më herët, ka qenë pjesë e Superiores në radhët e Skënderbeut të Korçës dhe Teutës së Durrësit.

 “Klaudjo Hyseni që prej ditës së sotme është zyrtarisht lojtar i Dinamos.

Mesfushori 26-vjeçar i cili ka luajtur edhe në superiore me Skënderbeun e Teutën si dhe me disa ekipe në kategorinë e parë, ka zgjedhur Blutë dhe projektin e presidentit Pontrelli për vazhdimësinë e karrierës, duke hedhur edhe firmën mbi kontratën që e mban të lidhur për dy sezonet e ardhshme me fanellën dinamovite. FK Dinamo i uron mirëseardhjen dhe i uron suksese me fanellën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë,”- shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit Dinamo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!