Kërkon rikthimin, edhe në ligat inferiore…

Ish-sulmuesi i Liverpulit Daniel Starrixhe deklaron se dëshiron të kthehet në Premier League. 30-vjeçari që kaloi sezonin e kaluar luajti me klubin turk Trabzonspor, mendon se ai ende ka shumë për të ofruar në futbollin britanik.

Pasi ka luajtur për Çelsin, Mançester Sitin, Bolton, Liverpul dhe Uest Brom midis viteve 2008 dhe 2019, ish-lojtari i përfaqësueses së Anglisë, ka zhvilluar 218 ndeshje në Premier League.

Starrixhe për “Sky Sports” ka deklaruar: “Ne kemi mundësi të luajmë në të gjithë botën, por unë jam një lojtar anglez dhe gjithmonë kam dashur të luaj në Premier League. Unë besoj se kam ende shumë për të dhënë në Premier League.

Gjithsesi jam i hapur për të luajtur edhe në ligat e tjera, nuk është vetëm Premier League që do të marr në konsideratë, por dua të kthehem në Angli dhe të jap maksimumin, do të ishte një mundësi e madhe për mua. Jam shumë i emocionuar dhe më i uritur se kurrë”.

Starrixhe mbush 31 vjeç muajin tjetër, porn dërsa ai ka luajtur me Trabzonsporin, ka vuajtur edhe një ndalim katër-mujor nga FA për përfshirjen e tij të parregullt në lojërat e fatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!