Çelsi, me sytë nga Tagliafiko i Ajaksit…

Mbrojtësi i majtë Tagliafiko raportohet se ka tërhequr interesin e skuadrave të La Ligës, Barcelona dhe Atletiko Madrid

Çelsi ka shprehur interes për nënshkrimin e një marrëveshje me mbrojtësin e majtë të Ajaksit, Nikolas Tagliafiko.

27-vjeçari Tagliafiko që është aktivizuar 25 herë me Argjentinën, mund të bëhet lojtari i dytë i Ajaksit që transferohet në “Stamford Bridge” pas ardhjes së mesfushorit Hakim Zijec.

Mbrojtësi i majtë ka shënuar 5 gola dhe dhuroi 5 asiste në 38 ndeshje të luajtura me Ajaksin sezonin e kaluar, ndërkohë që është nën kontratë deri në verën e vitit 2022.

Tagliafiko, i cili nënshkroi për Ajaksin në vitin 2018 nga Independiente në Argjentinë, shihet nga Çelsi si një alternativë, pas mbrojtësit të kombëtares së Anglisë, Ben Shiluell.

Çelsi dhe Leiçester deri më tani nuk kanë arritur marrëveshje për Shiluell, por besohet se për një tarifë transferimi prej 80 milionë paund, mund të shtërngohen duart.

Çelsi po monitoron gjithashtu edhe disponueshmërinë e Serxhio Reguilon të Real Madrid, i cili u votua si mbrojtësi i majtë më i mirë në La Liga, ndërsa ishte në huazim te Sevilja.

Tregu i futbollit në Angli do të zgjasë për 10 javë, nga 27 korriku dhe do të mbyllet më 5 tetor. Ndërkohë, që nga 5 tetori deri të premten e 16 tetorit, transaksionet dhe tregu do të jetë i hapur brenda për brenda Premier League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!