Dinamo, “mbytet në liqen”

Dinamo Tiranë, ka nisur projektin e ri të edicionit futbolistik 2020-21. Ndonëse blutë shpëtuan për mrekulli nga fundosja nga Kategoria e Parë në të Dytën, duket se presidenca e re, po mbetet te emrat e nivelit të Kategorisë së Parë.

Dje u prezantua sulmuesi Artion Alillari teksa vjen nga ekipi i Pogradecit, ndërsa sot kryeqytetasit prezantojnë në rrjete Kevi Berberin si afrim të radhës.

Mesfushori i cili duket si sozia e Kristal Abazajt, vjen nga i njëjti ekip ai juglindor i Pogradecit, duke dhënë mesazhin se Dinamo e edicionit të ri, do jetë sërish në duar të elementëve nga pista shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!