Kukësi prezanton përgatitësin atletik…

Përgatitësi atletik i Shqipërisë U-21 prezantohet nga drejtori Nexhipi te Kukësi.

Iris Selimi, i cili që prej ditës së sotme do t’i bashkohet stafit të Skënder Gegës te skuadra e Kukësit.

Përgatitësi atletik i Shqipërisë U21, do të kontribuojë në rritjen e parametrave fizikë të grupit të futbollistëve nga Kukësi.

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi i Kukësit në rrjetet sociale.

E veçanta lidhet me faktin se Iris Selimi do të punojë paralelisht te Kombëtarja U-21 dhe te Kukësi.

Përgatitësi atletik u bë i njohur kur u ushtrua me profesionin te Skënderbeu. Iris Selimi së fundi ka qenë pjesë e Teutës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!