Nis Vllaznia e re, prezantohet drejtori Djarmati…

Ashtu siç ishte lajmëruar, sot paradite, në mjediset e klubit Vllaznia, në praninë administratorit Suad Lici, investitorit të ri të “kuqebluve” të Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka zyrtarizuar para medias drejtorin e ri të skuadrës shkodrane, Matko Djarmati.

“Me anë të kësaj konference duam të prezantojmë akordin me drejtorin tonë sportiv Matko Djarmati. Ky bashkëpunim erdhi si binjakëzim me Rijekën në Kroaci. Ky ishte një propozim i tyre dhe duke dëgjuar planin e tij, vendosëm për të. Uroj dhe shpresoj që të jetë fillim i mbarë, sepse nga sezoni i ardhshëm kemi plane konkrete për në Europë”,- ka deklaruar në këtë takim donatori Alban Xhaferi.

38-vjeçari kroat i lindur në Rijeka, prej mëse një dekadë është sistemuar në vendin tone. Në vitin 2009, Djarmati u bashkua me Skënderbeun, për të luajtur më pas edhe me Dinamon, Besën, Tërbunin, dhe dy herë me skuadrën krutane të Kastritoti, ku më 2016, i dha lamtumirën futbollit të luajtur.

Matko Djarmati, veç nënshtetësisë kroate, ka marrë edhe atë shqiptare. Ai jeton në Tiranë dhe është i martuar me gazetaren Gerta Herta, me të cilën ka edhe dy vajza.  

Me prezantimin dhe zyrtarizimin e drejtorit të ri sportiv Matko Djarmati, me gjasë nis edhe ndërtimi i Vllaznisë së re, një projekt i premtuar nga donatori i skuadrës shkodrane, Alban Xhaferi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!