Daja, lamtumira e vështirë nga Skënderbeu

Trajneri Ilir Daja, i ka dhënë lamtumirën skuadrës korçare të Skënderbeut. 53-vjeçari kryeqytetas, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, me fjalë zemre dhe plot falenderime për Korçën, tifozët, presidentin Takaj dhe futbollistët, largohet nga Skënderbeu, me të cilin ai ka arritur edhe sukseset të mëdha në karrierën e tij sportive.

“Korca me ka bere te ndihem si ne shtepine time, per qytetarine, kulturen dhe respektin qe e kam hasur kudo, si dhe per miqte e shumte qe me kane mbeshtetur ne punen time. Skenderbeu me dha mundesine per te arritur suksese si asnje skuader tjeter, prandaj largimi eshte i veshtire.

Nje falenderim special shkon per tifozerine e Skenderbeut, presidentin Ardjan Takaj, stafin tim dhe secilin lojtar vecmas. Per gjithcka kemi perjetuar bashke, sukseset qe kemi arritur, deshiroj qe rruget tona te bashkohen serish nje dite, per te arritur gjera edhe me te medha, se sa ato te cilat tanime jane shkruar ne histori!”

Kështu shkruan trajneri kryeqytetas Ilir Daja, teksa i jep lamtumirën skuadrës së Skënderbeut, me të cilin ai bëri histori në futbollin shqiptar dhe atë europian.

Ndërkohë, në mjediset sportive, përflitet se trajneri Ilir Daja me gjasa do të ulet në pankinë e Partizanit sezonin e ardhshëm, të planifikuar për të nisur më 12 shtator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!