Kampioni Batha, do të vazhdojë me Tiranën

Tashmë është zyrtarizuar. Mesfushori Idriz Batha, një nga lojtarët kyç të skuadrën bardheblu në fitimin e titullit të 25-të të kampionit, ka rinovuar kontratën dhe do të vazhdojë të luajë për kryeqytetasit edhe sezonin e ardhshëm. Lajmin e bën të ditur vetë klubi i Tiranës, nëpërmjet një postimi në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale.

“Klubi i futbollit Tirana njofton vazhdimësinë e kontratës me Idriz Bathën. Pas një viti të suksesshëm me fanellën bardheblu, mesfushori dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe në sezonin e ri. Lojtari do të bashkohet sot me pjesën tjetër të ekipit në Pogradec, për të filluar fazën përgatitore,”– shkruhet në njoftimin e klubit të Tiranës.

Sakaq, mësohet se mesfushori Idi Batha, sapo ka përfunduar praktikat ligjore të kontratës, është nisur në drejtim të Pogradecit, për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës bardheblu, që është akomoduar buzë liqenit për të vazhduar përgatitjet e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!