Ikin të gjithë, Skënderbeu i ri do jetë me të rinj

Isuf Myrtaj

Skënderbeu prej kohësh pret vendimin e Gjyktaës Federale të Zvicrës. Me shpresë se mund të rikthejë për shqyrtim atë dënim 10 vjeçar të UEFA-s. Por në Korçë ka nga ata që nuk presin gjatë. Edhe pse për largimin ndihen ‘fajtorë’.

Enea Koliqi te Gjilani, Bruno Dita (Shkëndija) dhe Bajram Jashanica (Ballkani), lojtarët e spikatur te korçarët, ligjëruan divorcin e nënshkruan për ekipe të reja, por largimi i teknikut Ilir Daja ndoshta dhe ndihmësit të tij Ilir Bozhiqi duket se i kanë dhënë fund Skënderbeut të madh të dekadës…

Korça më ka bërë të ndihem si në shtëpinë time, për qytetarinë, kulturën dhe respektin që e kam hasur kudo, si dhe për miqtë e shumtë që më kanë mbështetur në punën time. Skënderbeu më dha mundësine për të arritur suksese si asnjë skuadër tjetër, prandaj largimi është i vështirë”– thotë mes të tjerave Ilir Daja teksa flitet se mund të marrë drejtimin e Partizanit të Tiranës.

Artim Pollozhani mbi ‘moshë’. Dejvi Bregu ka përfunduar kontratën po ashtu dhe Eni Imami e Asjon Daja. Jorgo Pëllumbi e Agon Elezi, talentet e mëdha të radhës nga Skënderbeu, gati të ikin jashtë.

Mbrojtësi 20- vjeçar, pritet të transferohet në Austri, pikërisht te skuadra e Shturm Gracit, ku luan sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj.

Ndërsa për Elezin, ka sirena portugeze teksa 19 vjeçari pritet ti bashkohet Boavistës në Oporto.

Sakaq, te Skënderbeu me ‘shpatë’, duket se do të mbeten vetëm dy kampionë. Bëhët fjalë për Nazmi Gripshin dhe Blerim Krasniqin.

Të dy sulmuesit kanë kontratë deri në fund të vitit. Ardian Takaj presidenti i klubit dhe drejtori sportiv, Haris Fakiç, janë duke punuar intensivisht për ti shitur edhe Gripshin e Krasniqin përpara se dy ‘asët’ e fundit, të ikin në janar me kosto zero, thonë burimet.

Po këto burime referuar sinjalëve të Takajt,shkojnë më tej ndërsa shprehen se Skënderbeu i këtij edicioni, (në vartësi edhe të vendimit të Gjykatës Federale Zvicër që me gjasë dihet nga klubi: shënim i redaktorit), do të jetë i gjithi fringo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!