Futboll në kohë pandemie: Verdikte historike…

Nga Bashkim TUFA

Me përcaktimin e fitueses së Kupës së Shqipërisë, më 2 qershor, në stadiumin “Air Albania Stadium” në Tiranë, Federata Shqiptare e Futbollit e mbylli sezonin futbollistik 2019/2020, i cili përkonte edhe me Kampionatin e 81-të të Kategorisë Superiore.

Përfundimi i këtij edicioni dha edhe verdiktet e tij, të cilët pasurojnë edhe historinë e futbollit shqiptar. Kësisoj, ne po i përmbledhim ato në pak radhë:

KATEGORIA SUPERIORE
Ekipi kampion i Shqipërisë: TIRANA (70 pikë)
Ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë: TEUTA (Finalja: Teuta – Tirana 2-0)
Ekipet që zbresin në Kategorinë e Parë: Flamurtari (15 pikë), Luftëtari (14 pikë)
Fitues i “Këpucës së Artë: Kirian Naubueze, me 24 gola (Laçi)
Ekipi fitues i ndeshjes “play-out”: Vllaznia (Vllaznia-Besëlidhja 3-1)
Pjesëmarrëse në UEFA Champions League: Tirana
Pjesëmarrëse në UEFA Europa League: Kukësi, Laçi, Teuta
Ngjiten në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm: Apolonia dhe Kastrioti.

KATEGORIA E PARË
Ekipi kampion i Kategorisë së Parë: APOLONIA
Ekipi fitues i Grupit A: Kastrioti (Krujë) – 47 pikë.
Ekipi fitues i ndeshjes “play-out”: Veleçiku (Veleçiku-Maliqi 2-1)
Ekipi fitues i Grupit B: Apolonia (Fier) – 51 pikë.
Ekipi fitues i ndeshjes “play-out”: Partizani B (Devolli-Partizani B 3-4)
Ekipet që zbritën në Kategorinë e Dytë, grupi A: Tërbuni (Pukë), përjashtuar, Shkumbini (Peqin), përjashtuar
Ekipet që zbritën në Kategorinë e Dytë, grupi B: Iliria (Fushë-Krujë) – 33 pikë, Shënkolli (Lezhë) – 18 pikë, Devolli (pas ‘play-out”)
Fitues i “Këpucës së Argjendtë”: M. Gjata (Apolonia), M.Canka (Lushnja) me 11 gola.
Ngjiten në Kategorinë e Parë: Vora (Vorë), Tomori (Berat)

KATEGORIA E DYTË
Ekipi kampion i Kategorisë së Dytë: VORA (Vorë)
Ekipi fitues i grupit A: Vora (Vorë) – 53 pikë.
Ekipi fitues i grupit B: Tomori (Berat) – 64 pikë.
Ekipi që zbret në Kategorinë e Tretë, grupi A: Internacional (Tiranë) – 6 pikë, Kamza (Kamëz), tërhiqet.
Ekipi që zbret në Kategorinë e Tretë, grupi B: Skrapari (Skrapar) – 14 pikë, Selenica (Vlorë) – 2 pikë.
Ekipet që ngjiten në Kategorinë e Dytë: Labëria (Vlorë) dhe Bulqiza (Bulqizë)

KATEGORIA E TRETË
Ekipi fitues i kampionatit: LABERIA (Vlorë)

TË RINJTË
Ekipi kampion i Shqipërisë, U-19: Apolonia (Fier)
Ekipi kampion i Shqipërisë, U-17: Shënkolli (Lezhë)
Ekipi kampionm i Shqipërisë, U-15: Internacional (Tiranë)

FEMRAT
Ekipi kampion i Shqipërisë: Vllaznia (Shkodër)

FUTSAL
Ekipi kampion i Shqipërisë: Tirana (Tiranë).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!