Apel i Sindikatës: Bëni kujdes me kontratat!

Në këtë periudhë të ndërmjetme, midis përfundimit të sezonit, hapjes së tregut dhe startit të sezonit të ri, Sindikata e Futbollistëve Profesionistë të Shqipërisë nëpërmjet faqes së saj në rrjetet sociale, u ka bërë apel anëtarëve të saj, të gjithë futbollistëve në vend, të bëjnë kujdes me kontratat.

Sipas saj, kjo do të jetë edhe mburoja ligjore e futbollistëve në rast të konflikteve të mundshme me klubet sportive. Përveç apelit, Sindikata është e gatshme t’u ofrojë ndihmën e nevojshme juridike, të gjithë futbollistëve të cilët do ta kërkojnë atë.

“Sindikata e Futbollisteve Profesioniste Shqiptare i kerkon cdo futbollisti te kategorise superiore dhe kategorise se pare, te cilet per shkak te veshtersive ekonomike qe kane kaluar klubet e tyre, nuk kane marre pagat e plota sipas kontratave qe ata kane nenshkruar me klubet e tyre. Sic jeni ne dijeni FIFA n.p.m FIFPRO (Sindikata boterore e Futbollisteve Profesioniste) po ndihmon futbollistet ne te gjithe boten per te kaluar kete situate te veshtire.

Per situaten e veshtire ne te cilen ndodhen edhe futbollistet Shqiptare ne duhet te bejme me dije edhe FIFPRO-n. Gjithashtu duke qene se ne muajt ne vazhdim do te filloj sezoni i transferimeve te Futbollisteve, ju bejme thirrje te jeni mjaft te kujdesshem ne kontratat e punes qe nenshkruani me klubet e futbollit.

Ne mungese te kontrates kolektive eshte kjo kontrate individuale e cila do te percaktoj te drejtat dhe detyrimet qe do te keni me klubin e futbollit qe do te nenshkruani. Eshte kjo kontrate, dhe asnje tjeter e cila do t’ju ofrohet (poshte tavolies), dokumenti ligjor te cilit do ti referohen te gjitha instacant e FSHF ne rast konflikti.

Per kete arsyje ju rekomandojme qe pervec anes financiare kontraten ta konsultoni edhe me avokatet tuaj. Ne mungese te tyre eshte Sindikata e cila do te jape gjithe ndihmen e saj ne mbrojtje te te drejtave te futbollisteve”, shkruhet në njoftimin i S.F.P.Sh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!