Eliminimi i Juves, gjyqtari Zvajer ‘nën akuzë’

Feliks Zvajer, gjyqtari gjerman i ndeshjes Juventus-Lyon, në rifillimin e Champions League, u bë protagonist i takimit, shkruan media italiane, duke ia “faturuar” indirekt eliminimin e bardhezinjve, drejtuesit të takimit.

Dy penalltitë e akorduara nga 39-vjeçari, një agjent profesionist i pasurive të patundshme, i cili u bë ndërkombëtar në 2012 dhe që arriti vetëm tri vitesh të gjykonte ndeshjes së tij të parë në Champions (Çeli-Makabi 4-0), kushtëzuan fatin e ndeshjes së Torinos.

Në vitin 2004, Zvajer u zgjodh gjyqtar i vitit në Gjermani dhe në 2018 mori pjesë në Kupën e Botës në Rusi, si specialist i VAR. Pra teorikisht shumë kompetent në lëvizjet e ngadalta në fushë, ndërkohë që mbrëmë u shfaq i ashpër, por dhe i hutuar.

Pra një gjyqtar me një karrierë në rritje, me njohje në vend dhe ndërkombëtare, por me një kapitull të hidhur dhe të vjetër…

Në fakt, Zvajer është i përfshirë në çështjen e basteve të futbollit që tronditi Gjermaninë më 2005, duke çuar në arrestimin dhe dënimin me 2 vjet e 5 muaj të gjyqtarit Robert Hojzer për trukimin e ndeshjeve të Bundesligës 2, në këmbim të parave dhe dhuratave.

Në disa prej këtyre lojërave, një nga dy drejtuesit e tyre ka qenë vetë Zvajer, i cili ishte gjithashtu i dyshuar dhe i hetuar, madje apartamenti i tij u kontrollua dhe nga policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!