Dëmtimi, Golini jashtë kundër Paris SG?

Portieri i Atalantës, Pierluixhi Golini, i dëmtuar një javë më parë kundër Interit, me mjaft gjasa do të mungojë në ndeshjen 12 gushtit ndaj Paris SG-në për çerekfinalen e kthimit të Champions League, raporton “Sky Sport”.

Gjithnjë sipas këtij burimi, aksidenti i të shtunës së kaluar ndaj Interit, i ka shkaktuar një dëmtim në ligamentin kryqëzues të gjurit të djathtë portierit Golini. Klubi bergamask nuk e ka konfirmuar ende dëmtimin e portierit, duke u justifikuar se ai nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

Atalanta zbriti në fushë dhe rifilloi sërish përgatitjet e saj, këtë të shtunë, pas një dite pushimi. Kësisoj, për ndeshjen ndaj Paris SG, trajneri Gasperini mbrojtjen e portës do t’i besojë Marko Sportielos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!