Marku, pas 4 vitesh lamtumirë Kastriotit!

Taulant Marku, pas katër vitesh qëndrim i ka thenë përfundimisht lamtumirë skuadrës krutane. Një lajm të tillë e bën të ditur për “SportiIm.al”, jo vetëm faqja e klubit krutan, por edhe vetë Marku.

Sulmuesi i njohur pukjan bën të ditur, se atij i ishte përfunduar kontarata. Në vijim pukjani, tregon se do të jetë Korabi, ku ai do të vijojë karrierën e tij futbollstike. Sulmuesi Marku rrëfen gjithashtu, se ka mbyllur gjithçka me klubin dibran dhe do t’i bashkohet skuadrës në seancën e parë stërvitore.

Ndërkohë, Ramazan Ndreu, trajneri i skuadrës krutane, e ka vlerësuar shumë perfomanën e sulmuesit pukjan, i cili në edicionin e fundit ka shënuar 6 gola me fanellën e Kastriotit.

Nga Nderim GOCI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!