Gjilani aktiv në merkato, afron Kelmendin

I shkoi shumë pranë titullit kampion. Gjilani i Gentian Mezanit, pasi humbi titullin ndaj kushurinjëve të Dritës vetëm në takimet direkte (68 pikë baraz), po insnsiton të forcojë grupin për pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Gjilani pas Enea Koliqit ka forcuar sulmin me Shend Kelmendin….

Klubi ka bërë publike lëvizjet e fundit:

Armend Halili zgjat kontraten edhe për dy vite.

“Gjilani” dhe mbrojtësi i krahut Armend Halili, kanë gjetur akordin e vazhdimit të bashkëpunimit për dy vitet e ardhëshme.

Paraqitjet e mira dhe siguria e futbollistit nga Prishtina, kanë bërë që drejtuesit e skuadrës kuq e bardh, të vijojnë bashkëpunimin me mbrojtësin e krahut të majt.”

“Gjilani” njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin 25 vjeçar nga Prishtina, Shend Kelmendi.

“Kelmendi, i cili kishte dalur nga akademia e KF Prishtinës, hapat e parë të karrierës së tij , ai, i kishte bërë po në skuadrën kryeqytetase.

Përveç Prishtinës, futbollisti më i ri i Gjilanit, karrierë kishte bërë edhe në disa skuadra tjera në Kosovë dhe jashtë saj, ku vlenë të ceket aventura e tijë në klubin korçar, KF Skënderbeu.

Kelmendi, i cili pozitën e tij në fushë e luan si sulmues, në edicionin e fundit kishte luajtur për skuadrën e Flamurtarit, ku ka zhvilluar 24 takime, duke realizuar 10 gola dhe dhuruar një asistim për ish-bashkëlojtarët e tij në ekipin kuq e zi nga Prishtina.

Futbollisti më i ri i Gjilanit, sot ka nënshkruar kontratë, të cilin do ta mbajë atë si pjesë e skuadrës kuq e bardh në dy vitet e ardhëshme.”- shkruan klubi ne facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!