Greca ikën nga Laçi, firmos te Feronikeli

Pas gjashtë muajsh në radhët e bardhezinjve kurbinas, mesfushori sulmues i linjës së djathtë largohet nga Laçi me destinacion ekipin e Toverlanit në Ipko.

Bedri Greca është rikthyer në Superligën e Kosovës. Ai i është bashkuar Feronikelit nga Laçi, fill pasi përfundoi kontratën me kurbinasit.

30-vjeçari kryeqytetas karrierën e pasur sportive e ka zhvilluar te klubet e Tërbunit, Tiranës, Kukësit, Flamurtarit, Gjilanit dhe Laçit, me të cilin u aktivizua deri para pak ditësh.

Greca është prezantuar në ambientet e FC Feronikelit, nga zëvendëspresidenti i klubit, Ragip Veseli dhe nga drejtori i përgjithshëm, Artan Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!