Jashanica braktis Skënderbeun, firmos te Ballkani

U fol se mbrojtësi Bajram Jashanica nga Skënderbeu do të aktivizohej në një skuadër të madhe jashë vendit por dhe te Partizani i Tiranës. Gjithnjë nëse Ilir Daja do ta kishte në listë për te të kuqtë.

Mirpo klubi nga Suhareka, Ballkani, ka lajmëruar në rrjete se ka arritur marrëveshjen duke konkluduar me firmën në kontratë me 29 vjeçarin.

Klubi i Ballkanit ka arritur që të siguroj shërbimet e mbrojtësit Bajram Jashanica në një kohë kur ish-lojtari i Skëndërebut sapo ishte kthyer pas një pezullimi të gjatë nga UEFA (dënuar për doping) dhe luajti disa takime me korçarët.

Jashanica veç Skënderbeut, ka luajtur edhe Besën e Kavajës në Superiore. Në të shkuarën garoi edhe për kombëtaren e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!