Çështja Muriqi sot merr… drejtim

Mediat turke:Këto çaste po zhvillohet një takim midis Igli Tares dhe drejtuesëve të klubit të Stambollit në ‘Pallatin Ciragan’

Vedat Muriqi prej kohësh në orbiten e Lacios, gati të vishet ‘celeste’

Madje për kalimin e shqiptarit te kryeqyetasit e Italisë, në Turqi, janë të sigurt. Ata thonë se këto çaste po zhvillohet një takim midis Igli Tare dhe krerëve të klubit të Stambollit në ‘Pallatin Ciragan’, një hotel super luksoz në Stamboll.

Kërkesa nga Fenerbahçe është e lartë: 25 milion euro. Drejtori Tare me Lotiton president, mund të mbyllë në favor të Lacios për 18milion plus bonuse.

Konfirmime nga Formello për momentin nuk ka edhe pse atje deklarojnë se Muriqi është ndër sulmuesit në listë. Për ta kuptuar me të vërtetë nëse kjo që raportohet nuk është një ngatërresë duhen pritur orët e ardhshme.

Nga ana tjetër Lotito pret përgjigjen e David Silvës, e cila duhet të vijë së paku deri të dielën.

Kësisoji, manovrat te shtëpia e Lacios synojnë ti vendosin në dispozicion Simone Inzagit elementë kryesorë përpara nisjes për në ‘Auronzo di Cadore’ të planifikuar për 23 gusht. Datë që shënon edhe fillimin e sezonit të ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!