Boban: Milan fitues, nuk pendohem për kritikat ndaj Gazidis


Ish-drejtori sportiv i Milanit, Zvonimir Boban tha se tani ishte tërësisht i bindur se vendimet që mori së bashku me Paolo Maldini lidhur me marrëdhënjen me Milanin ishin të drejta.

Ish- ikona e Milanit dhe përfaqësuesës kroate, vuri në dukje se nuk pendohet aspak teksa kritikoi publikisht drejtorin ekzekutiv Ivan Gazidis, i cili negocioi me Ralf Rangnick pas shpinë.

Ka shumë njerëz që nuk e kuptojnë se duhet kohë për lëvizjet që merrni për të dhënë rezultate. Verën e kaluar thashë se kemi nevojë për dy lojtarë me përvojë. Në janar mbërritën Zlatan Ibrahimović dhe Simon Kjaer, Ante Rebiç shpërtheu dhe skuadra fitoi vetëbesim, gjë që bëri që pothuajse të gjithë lojtarët të fillojnë të luajnë më mirë. Më pëlqeu të shikoja Milanin pas rifillimit”- tha Boban për ‘Gazzetta dello Sport’.

Pas rifillimit, Milani arriti nëntë fitore, tri barazime, duke mundur Romën 2-0, Lacion 3-0 dhe Juventusin 4-2.

Tani shihet se vendimet tona ishin të sakta dhe shpresoj që njerëzit në klub të mund të vazhdojnë punën e tyre. Unë jam një tifoz i Milanit dhe ëndërroj që klubi të kthehet në mesin e fituesve. Janë hedhur themelet e shëndosha dhe tani duhet të bëhen investime në përforcimet e duhura”, tha ndër të tjera Boban.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!