Roma në duar të amerikanëve

“Friedkin Group”, rrjeti amerikan i bizneseve ka arritur marrëveshjen me Xhejms Palotën për blerjen e Romës në shifrën e 591 milionë eurove.

Roma nga Xhejms Palota te Dan Friedkin. Sot mediat e shkruara u hapen me lajmet zyrtare të shitjes së klubit nga kryeqyteti italian në shifren paraprake prej 591 milion euro.

Pasaniku numër 504 në botë, në një negociatë gati 10 muaj të gjatë, tashmë ka konkretizuar marrëveshjen.

Gjithçka filloi në fund të tetorit të shkuar (24 tetor). Ishte’ Il Tempo’ teksa lëshoi lajmin për interesimin e grupit Friedkin për klubin Roma. Katër ditë më vonë, më 28 tetor, festohet mbledhja e aksionarëve…

Më 20 nëntor, vetë Friedkin mbërrin në Itali dhe takohet, me studion ligjore Tonuçi e cila ka qëndruar pranë Palotës.

Në fund “Friedkin Group”, rrjeti i fuqishëm amerikan i bizneseve ka arritur marrëveshjen me Palotën për blerjen e Romës në shifrën e 591 milionë eurove.

Të gjithë ne në grupin Friedkin jemi të lumtur që kemi ndërmarrë hapat për t’u bërë pjesë e këtij qyteti dhe klubi ikonë”.

Mezi presim të mbyllim procedurat e blerjes dhe të futemi në familjen AS Roma”, ka deklaruar Dan Friedkin.

Sakaq, Roma ka prezantuar uniformat e reja për 2020/21. Sot ndeshja në Duisburg me Seviljen për çerekfinalet e Europa League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!