Bayern, i interesuar për japonezin Kubo

Bayern Mynih dhe Real Madrid thuhet se mund të ulen në tavolinë. Shkak do të jetë japonezi Takefusa Kubo, raporton spanjolja “AS”. “Mbretërorët” duan ta mbyllin kapitullin me 19-vjeçarin: “Takimi Real Madrid dhe Take Kubo këtë javë, do të vendosë fatin e japonezit”.

Të interesuar për të janë treguar Celta Vigo, Granada dhe Osasuna. Ndërkohë që thuhet se Vilarreal është më e preferuara. Por në skenën e markatos janë ngjitur edhe bavarezët e Bayernit, raporton gazeta spanjolle.

Ata marrin përsipër shpenzimet financiare që do të arrinin në 5 millionë euro për pagën dhe tarifën e qerasë. Por kunder ofertave gjermane është Kubo, që dëshiron të qëndrojë në Spanjë, sipas raporteve të mediave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!