Bajerni i Flik, makinë korrekte

Hansi Flik që nga nëntori kur mori drejtimin teknik, ka tjetërsuar bavarezët duke fituar gjithë trofetë. Sikurse bëri skuadra e Jup Heinkes në 2012-13-tën. ‘Atë që ka bërë Flik me skuadrën është gjeniale’ thotë Myler

Ata shkruan historinë në vitin e pandemisë globale. Bajern Mynih përpos titullit të gjashtë kampion europe në Ligën e Kampionëve, regjistruan bashkë me të edhe një rekord që zor se do mund të thyhet lehtë.

Janë 11 fitore radhazi në Champions duke i dhënë më shumë shkëlqim sukeseit të skuadrës së strategut Hasni Flik. Bavarezët teksa fituan Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, ecën me prepotencë në ‘Final8’ ndërsa për tu theksuar rezultati historik në çerekfinale 8-2 ndaj Barcelonës.

22 fitore radhazi mes kampionatit, Kupës dhe Ligës së Kampionëne. Bajerni thjesht një makine që ‘grin’ kush i del përpara. Kampionë Europe për herë të 6 aq sa Liverpuli duke lënë pas Barcelonën me 5 e ndjekur Milanin me 7 e Real Madridin me 13.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!