Bundesliga kthen tifozët…

DFL vendos katër rregulla të reja për qasjen e tifozerisë në impinate

Tifozët gjermanë marrin lajmin e gëzuar. Federata Gjermane e Futbollit (DFL) ka zyrtarizuar faktin se me nisjen e edicionit të ri, parashikuar në shtator, tifozët do mund të ndjekin skuadrat e tyre në shtëpi.

Por si gjithnjë gjermanët dinë të operojnë përmes rregullave duke ju qëndruar strikt atyre. Paraprakisht DFL, ka lançuar katër rregulla të reja, të cilat konsiderohen si masa parandaluese të COVID-19.

Nuk do të lejohen tifozët miq në stadium por vetëm ata vendas. Alkoli ndalohet në mënyrë kategorike e cilitdo tipi që të jetë…

Federata gjermane mendon se rregulli numër tre i përket qasjes së mbështetësve në tribuna. Ata nuk do lejohen të qëndrojnë në këmbë.

Rregulli i katërt lidhet me detyrimin e klubëve të mbajnë ‘shënim’ emrat çdo personi që blen një biletë për në stadium.

Sipas drejtorit të përgjithëshëm të DFL,Kristian Seifert, ministrat e shëndetësisë të të gjitha landëve gjermane pritet të takohen javën e ardhshme kur një nga temat duhet të jetë kthimi i tifozëve në stadiume.

Sipas vendimit aktual, ndalimi i njerëzëve në të gjitha ngjarjet me një numër të madh njerëzish janë të ndaluara deri më 31 tetor.

Kampionati i ri gjerman fillon më 18 shtator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!