Veleçiku, prova e forcës me Maliqin

Sot në ‘Nexhip Trungu’ të Cerrikut do të luhet ndeshja finale mes Veleçikut dhe Maliqit, që do vendosë skuadrën që do jetë pjesë e Kategorisë së Parë në edicionin 2020-21.

Pas përjashtimit të Tërbunit, Veleçiku u rendit në zonën “play-out” të Grupit A, duke mbajtur gjallë shpresat për të qëndruar në kategori.

Nga ana tjetër Maliqi vjen si vend i dytë në Kategorinë e Dytë, grupi B.

Maliqi kaloi një ‘tur’ paraprak Albpetrolin, përpara se të arrinte te kjo finale. Takimi ëshë parashikuar të luhet në 17:00.

Ndërkaq Devolli-Partizani B, finalja tjetër luhet nesër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!