Erzeni me ndryshime, rikthehet në fushë

Skuadra e Erzenit të Shijakut, nuk ka humbur kohë dhe u është rikthyer menjëherë përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. Një fakt të tillë e bën të ditur faqja zyrtare e klubit shijakas.

Ndryshe nga sezoni që lamë pas, Erzeni ka të ngjarë të ketë një format krejtësisht ndryshe nga ai i sezonit të kaluar. Në radhët e tij nuk do të jenë të pranishëm jo pak, por gjashtë titularë, ku ndër më të spikaturit janë emrat e Orjon Xhemaljit, Denis Bibës dhe Xhynjet Çutrës.

Për momentin, drejtuesit e pankinës shijakase, kanë menduar që për sezonin e ri futbollistik skuadra të përbëhet me elementë rinj, në mënyrë që ata, me kalimin e viteve të fitojnë eksperiencën e duhur. Ndërkohë që skuadra dhe këtë vit do të drejtohet nga dyshja Bubeqi-Troplini

Nga Nderim GOCI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!