Bie Iliria, Elbasani e Turbina ia hedhin…

Ndeshjet e fundit të fazës “play-out” në Kategori të Parë rezultuan ekuacion me shumë të panjohura.

Nëse në Grupin A ishte një takim mes Egnatias dhe Burrelit (1-0 Dimo) dhe pa asnjë rëndësi për klasifikimin, në Grupin B, pritej dhe pati zhvillime.

Kështu Elbasani ia del më në fund të qëndrojë, pas fitores në Lezhë ndaj Shënkollit 4-6. Skuadra e Devollit fitoi ndeshjen shtëpiake ndaj Orikut dhe gjen “play-off”-in.

Ndërkaq, dramatike humbja për Ilirinë e Fushë-Krujes, e cila edhe me barazim kishte shpresë për të qëndruar. Por sot dështimi në shtëpi me Turbinën 0-3 e dërgoi në Kategori të Dytë.

Veleçiku i grupit A dhe Devolli i Grupit B, kanë përsëri shanse të ruajnë kategorinë, pasi janë në “play-off”.

Shifrat:

Grupi A: 

Egnatia- Burreli 1-0

Grupi B:

Shënkolli-Elbasani 4-6

Iliria-Turbina 0-3

Devolli- Oriku 2-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!