Vllaznia nuk gabon, mund thjesht Besëlidhjen

Play-out në ‘Loro Boriçi’ me një takim: Vllaznia- Besëlidhja 3-1

Është Vllaznia e Shkodrës. Ashtu siç dhe pritej por dhe deklarohej para takimit nga Hysen Dedja, skuadra e Kategorisë Superiore Vllaznia, nuk e vuri për asnjë çast në diskutim kualifikimin si e dhjeta e edicionit të ardhëshëm në elitë.

Kuqeblutë e zgjidhen shpejt fatin e ndeshjes. Falë një super Herald Marku fillimisht inspirues te goli i parë dhe më pas autor i golit ‘europian’, Vllaznia fluturoi…

Edhe pse në fund të pjesës së parë Xhorxheviç ngushtoi shifrat pas një keqvendosje të lojtarëve vendas në prapavijë.

Për të shkuar te goli i tretë, Vllaznia pati disa shanse por braziliani Zhunior, tërësisht i pafuqishëm për të realizuar. Megjithatë duhet një ‘gjak’ shkodrani për të vulosur. Dhe ku më mirë se kapiteni Gilman Lika. Veterani me një perlë nga jashtë zone depoziton për 3-1 final.

Golat:

15′ 1-0 Gol Vllaznia, shënon Arsid Kruja nga jashtë zonë. Top i goditur fort nga Herald Marku top i kthyer nga Vukasinoviç dhe Kruja me një gjuatje tokazi e dërgon në rrjetë…

19′ 2-0 Gol Vllaznia. Tentativa e dytë e Herald Markut nga 25 metra përfundon në krahun e majtë të portierit lezhjan.Supergol me të majtën

33′ 2-1 Gol Besëlidhja. Xhorxheviç i vidhet mbrojtjes së përgjumur vendase dhe godet fort nga pranë Efremov, topi poshtë traverës

78′ 3-1 Gol Vllaznia shënon me kapitenin Gilman Lika me një perlë nga jashtë zone topi që pushon në rrjetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!