Nis dueli Vllaznia – Besëlidhja…

Ka startuar këto çaste dueli për vendin e dhjetë në Superiore, mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes. Shkodranët, si vendi i 8-te në Kategorinë Superiore që sapo u mbyll, ndërsa lezhjanët, si fituesi i vendit të dytë mes dy grupeve A dhe B në Kategori të Parë.

Derbi i veriut po luhet në ‘Loro Boriçi’ dhe figuron me një përballje të vetme….

15′: 1-0! Gol Vllaznia, shënon Arsid Kruja nga jashtë zonë. Top i goditur fort nga Herald Marku, top i kthyer nga Vukasinoviç dhe Kruja me një gjuajtje tokazi e dërgon në rrjetë…

19′: 2-0! Gol Vllaznia. Tentativa e dytë e Herald Markut nga 25 metra përfundon në krahun e majtë të portierit lezhjan. Supergol me të majtën.

33′: 2-1! Gol Besëlidhja. Xhorxheviç i vidhet mbrojtjes së përgjumur vendase dhe godet fort nga pranë Efremov, topi poshtë traverës.

78′: 3-1! Gol Vllaznia, shënon me kapitenin Gilman Lika me një perlë nga jashtë zone topi që pushon në rrjetë..

Mbyllet ndeshja. Vllaznia fiton 3-1 dhe mbetet në Superiore.

Formacionet zyrtare:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!