Silverston, Hamilton fiton me ‘tri goma’

Në cirkuitin e Silverstonit përfunduan garat për Grand Prix të Anglisë. Pamë një Ljuis Hamilton të pandalshëm, i cili e përfundoi garën me tre goma, pasi epërsia e krijuar i dha garancinë e fitores. Ishte kjo gara e katërt e botërorit në Formula 1, për sezonin 2020.

Me një “biçikletë” Mercedes me tri rrota, britaniku Ljuis Hamilton fitoi titullin e tij të 7-të në Silverston, në mënyrën më të pashlyeshme. Sebastian Fëtel mbeti në vendin e dhjetë, pa ndonjë vlerë për Ferrarin, duke zhgënjyer sërish te “kokëkuqja”.

 Në Grand Prix të Anglisë, Hamilton koleksionoi fitoren e 87-të në karrierën e tij, me një lehtësi të padurueshme për konkurimin. Një gomë e përparme në të majtë shpërtheu gjysmë xhiro para përfundimit të garës, dhe sërish ai, i pakapshëm, i pari në finish…

Shoku tij i skuadrës, Valteri Botas, gjithashtu përjetoi “dramën e gomave”, por pa një fund të lumtur. Dy xhiro para fundit, finlandezi zbriti në vendin e 11-të, duke përfituar Maks Verstapen i Red Bullit dhe Sharls Leklerk i Ferrarit, që plotësuan podin e fituesit.


 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!