Hamilton “pronari” i Silverstonit, poli 91!

Garat Grand Prix për botërorin 2020 në Formula 1, pas Austrisë dhe Hungarisë, janë shpërngulur në Angli. Pikërisht në pistën e Silverstonit, ku do të zhvillohen njeri pas tjetrit, dy gara Grand Prix për botërorin e këtij sezoni.

Para pak çastesh, në cirkuitin e Silverstonit, u konkurrua për “pole-position” e garave të nesërme, të Grand Prix të Anglisë. Nuk pati ndonjë surprizë.

Britaniku Ljuis Hamilton, si “pronar” dhe rekordmen i këtij cirkuiti, me makinën e tij Mercedes e përshkoi pistën me kohën 1:24.303, duke zënë vendin e parë dhe fituar kështu, edhe “polin” numër 91 në karrierën e tij.

Pas tij me +0.313 sekonda më tepër u rendit shoku tij i skuadrës, finlandezi Valteri Botas. “Podin” e fituesve të “pole-position” plotësoi piloti holandez Maks Verstapen me +1.022 sekonda më tepër se sa Hamilton.

Rezultatin më të mirë nga skuderia Ferrari e arriti piloti Çarls Leklerk, i cili u rendit në vendin e kartërt, që presupozon radhën e dytë në starin e garës, ndërsa gjermani Sebastian Fetel i rendit i dhjeti, duke zhgënjyer në këto teste.

Nesër, në orën 15:10, në cirkutin e Silverstonit do të startojë edhe gara për Grand Prix të Anglisë, e katërta në botërorin e këtij sezoni 2020.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!