Vllaznia: Na lejoni tifozët

Klubi verior kërkesen për të luajtur me tifozë, ia drejton FSHF-së.

Pas kërkesës së FSHF-së, drejtuar instancave qeveritare për të luajtur finalen e Kupës së 68-të Teuta-Tirana me një numër të caktuar tifozësh, është klubi Vllaznia që kërkon të përfitojë nga nisma e ta luajë takimin “play-off” me Besëlidhjen me tifozë.

Mësohet, se klubi i futbollit Vllaznia i ka dërguar një kërkesë zyrtare Federatës Shqiptare të Futbollit, përmes të cilës kërkon përfshirjen e ndeshjes Vllaznia-Besëlidhja në listen e përballjeve që luhen me tifozë.

“KËRKESË DREJTUAR FEDERATËS SHQIPTARE TË FUTBOLLIT:

KF Vllaznia është njohur përmes mediave por edhe përmes faqes tuaj zyrtare, me një kërkesë që Federata Shqiptare e Futbollit i ka bërë instancave shtetërore për ta luajtur me tifozë ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë duke marrë edhe shembullin e Francës, ku finalja e Kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte. Në këtë kontekst, do të dëshironim që në kërkesën tuaj ndaj instancave shtetërore të përfshini edhe ndeshjen Vllaznia- Besëlidhja.

Vërtetë finalja e Kupës së Shqipërisë është finale, por edhe sfida jonë është një “finale” dhe për më tepër, një ndeshje që pritet me shumë interes nga tifozëritë e të dy ekipeve. Për këtë arsye, kërkojmë nga ana Juaj që përpos dëshirës për të patur tifozë në ndeshjen finale të Kupës, ato të lejohen konform rregullave dhe distancimit edhe në ndeshjen Vllaznia- Besëlidhja. 16 mijë vendet që ka stadiumin “Loro Boriçi” janë një mundësi shumë e mirë që në stadium të ketë një numër të kufizuar tifozësh dhe duke respektuar rregullat e distancimit. Mbesim me shpresën e plotësimit të kësaj kërkese! KF VLLAZNIA”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!