Atalanta, “makina e golave”, pa italianë…

Atalanta për pak preku shifrën 100. Makina e golave të Gasperini u ndal në 98. Numër rekord, që nuk ishte parë për 70 vjet në Seria A. Por në këtë rekord, diçka lë një shije të hidhur në gojë: asnjë gol (përjashtohe autogolat, 2) nuk u shënua nga një lojtar italian!

Një risi absolute për Seria A: asnjë ekip, kurrë më pare, nuk e kishte një sezon pa shënuar një lojtar italian. “Faji” është i Masielos deri në janar dhe më pas i Kaldaras, dy italianët e vetëm të Atalantës, duke përjashtuar portierët, të cilët kurrë nuk arritën të provojnë shijen e golit…

Atalanta, “flamuri” i futbollit italian, pa italianë! 36 nga 98 golat, erdhën nga Kolumbia me çiftin Zapata-Muriel, i cili e ndau suksesin në mënyrë të barabartë, me nga18 gola secili.

Pastaj 15 nga Sllovenia me Iliçiç, ndërsa Gosens (gjysma gjermane dhe gjysma holandeze) dhe De Ron sollën Holandën në Bergamo, me 11 golat e shënuar.

Nuk përjashtohet nga kjo dukuri edhe mbrojtësi i kombëtares sonë kuqezi, Berat Gjimshiti, i cili në dy raste thërriti: “Gooool”…

Ja dhe autorët e golave të Atalantës:

Zapata (Kolumbi) 18

Muriel (Kolumbi) 18

Iliçiç (Slloveni) 15

Gosens (Gjermani-Holandë) 9

Pasaliç (Kroaci) 9

Malinovskij (Ukrainë) 8

Papu Gomez (Argjentinë) 7

Palomino (Argjentinë) 2

Freuler (Zvicër) 2

Toloi (Brazil) 2

Gjimshiti (Shqipëri) 2

De Roon (Holandë) 2

Traore (Bregu i Fildishtë) 1

Kastanje (Belgjikë) 1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!