Konte trondit Interin: “Do shoh të ardhmen time”

Trajneri i quan fajtorë pronarët kinezë dhe drejtorin Bepe Marota. Vazhdimësia në pikëpyetje.

Antonio Konte vendos në dyshim të ardhmen e tij te Interi. Mbrëmë, siç raportohet nga Italia, tekniku leçez i zikaltërve, ka shpërthyer ndaj Steven Zhang, pronarit të klubit dhe drejtorit Marota.

“Të gjithë fajtorë,”- godet Konte që ecën: “Nga presidenti Steven Zhang, i cili është në Kinë deri te Bepe Marota”.

“Do të vlerësoj të ardhmen time. Spaleti kishte të drejtë në 2017-tën janë po ato probleme,“- ndër të tjera Konte.

Duket se Konte ndihet i tradhëtuar nga Marota dhe pronarët. Gjithsesi,në mes është paga 12 milionë euro që tekniku merr në sezon, gjë që e bën largimin e tij utopi.

Pas shpërthimit të Antonios, vendi i dytë vetëm një pikë larg Juventusit ka kaluar në plan të dytë, e ardhmja është një enigmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!