Ventura ikën nga Salerno…

Xhan Piero Ventura ikën nga Salernitana. Këtë radhë, ish-trajneri i përfaqësues italiane, i cili hyri në histori në krye të axurëve si ‘komisari’ më zhgënjyes, duke mos e kualifikuar në ‘Rusi 2018’, e la vetë Salernitanën e Serisë B.

Ndarja me ish-ekipin e Tomas Strakoshës, erdhi fill pasi Seria B mbylli kampionatin. Salernitana nuk ia doli dot të përfshihet në zonën “play-off” për dy pikë. Tri takimet e fundit skuadra me Venturën në krye, mori vetëm një pikë.

Megjithatë, tekniku vlerësoi angazhimin profesional të futbollistëve dhe përshendeti klubin, duke iu uruar fat e arritje sportive në vijim.

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!