Shtoger, drejtor dhe trajner i Austria Vienë

Peter Shtoger do të marrë përsipër për një sezon edhe rolin e trajnerit të skuadrës Austria Vienë, pjesëmarrëse në Bundesligën 1, ka njoftuar klubi kryeqytetas austriak.

Ish-trajneri i Këlnit dhe Borusia Dortmundit, do të mbetet si drejtor sportiv, por dhe do të veprojë si “Drejtori i Përgjithshëm Sportiv” në sezonin e ardhshëm, bazuar në modelin anglez të klubeve.

Pasi Kristian Ilzer, anulloi befasisht kontratën e tij si trajner i Austria Vienë dy javë më parë, 54-vjeçari Shtoger vendosi që “të marrë përsipër këtë pozicion për një vit në këtë fazë të vështirë”.

Gjermani Peter Shtoger ka theksuar, se situata aktuale e buxhetit të klubit, mjedisi i pasigurt i shkaktuar nga pandemia e koronës, kishin ndikuar në procesin e kësaj vendimmarrjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!