Serbia nis e para sezonin e ri futbollistik në Europë

Serbia bëhët vendi i parë europian që nis me kampionatin e ri të futbollit për sezonin 2020/21. Ndonëse ky është vërtetë lajm për UEFA-n, në format duket një lëmsh i vërtetë.

Superliga serbe këtë edicion ka vendosur të mbajë në garë 20 skuadra. Katër më shumë se sezonin e kaluar, por që në fund të sezonit ata që zbresin do të jenë të shumtë. Për t’u rikthyer në formatin e vjetër duke nisur nga 2021-22. Gjashtë ekipe do të bien në fund të sezonit.

Zvezda e Dejan Stankoviç, kampionia në fuqi, pritet të duelojë si gjithnjë me Partizanin të Savo Millosheviçit. Kampionët luajnë në premierë në shtëpi me Novi Pazar ndërsa Partizani Beograd në udhëtim me Napredak.

Java e parë sezoni 2020-21 (tri ndeshje)

Mlladost-Javor 2-1

Baçka- Vojvodina 2-2

Spartak Subotica-Zlatibor 3-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!