Kampioni Hovedes: Lamtumirë futboll!…

Benedikt Hovedes, kampion i botës më 2014 me Gjermaninë, ka i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur për arsye familjare. Mbrojtësi 32-vjeçar i dha fund me mirëkuptim marrëdhënies së tij me skuadrën Lokomotiv Moskë që muajin e kaluar, ndërkohë që kampionati rus u pezullua për shkak të pandemisë koronavirus.

Kampioni Hovedes i tha revistës gjermane ‘Der Spiegel’ se ai e ndjeu futbollin “befas të parëndësishëm”. Mbrojtësi, i cili u rrit në Shalke, pas një përvoje fare të shkurtër me fanelën e Juventusit në sezonin 2017-18, u transferua në Rusi për të luajtur me Lokomotiv Moskë për dy vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!