Përfundon “ëndërra” saudite për Njukasëll…

Konsorciumi i Arabisë Saudite, PCP Capital Partners, është tërhequr nga procesi i blerjes së Njukasëll. Endërra saudite për klubin e Njukasëll, e cila për hir të vërtetës zgjati disa muaj, ka përfunduar në një dështim të plotë.

“Pas disa muajsh bisedimesh, midis konsorciumit, të udhëhequr nga princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman dhe klubit në pronësi të Majk Eshlij kanë dështuar dhe ardhja e sauditëve në Premier League po venitet gjithnjë e më tepër.

Marrëveshja tregtare midis grupit të investimeve dhe pronarëve të klubit, ka skaduar, përveç faktit që teza jonë e investimeve nuk ka siguri për rrethanat, ndërkohë që sezoni po vjen,”- thotë PCP në një deklaratë për shtypin.

Oferta 300 milionë paundësh e vendosur në tryezë nga PCP Capital Partners nuk ishte e mjaftueshme. Dështimi i marrëveshjes erdhi edhe për shkak të opinioneve të Amnesti International, e cila akuzon Arabinë Saudite për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!