20-vjeçari Torres te Siti, pritet firma…

Kalimi i mesfushorit të talentuar Ferran Torres te Mançester Siti tani është një fakt. Klubet janë ende duke shkëmbyer dokumentet para zyrtarizimit të transfertës. Siç ka mundur të konfirmojë “Marca”, shifra përfundimtare e transferimit është 23 milionë euro.

Fillimisht burime pranë Valencias pretendonin se shifra ishte 25 milionë, por shuma përfundimtare është dy milionë më pak, pavarësisht disa bonuseve të kushtëzuar nga një seri objektivash.

Gjithsesi, ky është një operacion që duket mjaft i lirë për një klub të pasur si Siti, por që e dinte nevojën e parave nga Valencia.

Mesfushori 20-vjeçar po pret të kalojë provat mjekësore në Barcelonë, për të shmangur karantinimin në Angli. Dhe sapo të përfundojnë dokumentet, marrëveshja do të bëhet zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!