Ozil ngroh ‘diellin’, Arteta e do në finale…

Agjenti i Ozil: ‘Mesut nuk largohet nga Arsenali’

Kohët në të cilat Mesut Ozil u konsiderua si një nga futbollistët më të mirë në planet kanë kaluar me shpejtësi. Turko-gjermani i Arsenalit po kalon momente aspak të mira me topçinjtë dhe Arteta që nga 7 marsi në fitoren kundër Uest Hem (1-0), nuk e ka parë si alternativë.

Gjithësesi për lojtarin më të paguar në skuadër duket se kjo e shtunë do të jetë ndryshe. Në finalen e Kupë së Ligës ndaj Çelsit në ‘Wembley’, Mesut Ozil me gjasë do aktivizohet nga Mikel Arteta.

Ndërkaq, Erkut Sogut, agjenti i lojtarit dhe vetë Mesut nuk duket se ndihen të shqetësuar për mungesën e minutave. “Unë nuk mendoj se Mesut do të largohet para verës së vitit 2021,” tha Sogut për ‘Fanatik’-en turke. “Ai ka një kontratë aktuale dhe kjo nuk ka ndryshuar. Ai do të qëndrojë në Arsenal,”tha agjenti i lojtarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!