Kallaku hipën në ‘Lokomotivë’

E pranoi te Rubrika Sportive në Radio Tirana të hënën gjatë një bisede telefonike ndërsa sot Sherif Kallaku duket se ka mbyllur marrëveshjen me Lokomotivën e Zagrebit.

E raporton ‘Supersport’ duke e konsideruar të mbyllur tratativën teksa pritet vetëm zyrtarizimi. Sherif Kallaku, fantazisti 22 vjeçar pason kështu disa futbollistë shqiptarë të cilët nën lupën dhe mbështetjen e ish-trajnerit të Laçit, Besnik Prenga (aktualisht skaut i zagrebasve) po atashohen te Lokomotiva Zagreb.

Ndërkaq,Teuta klubi aktual i mesfushorit përfiton 150 mijë euro të bëra publike në rrugë jo zyrtare nga shitja e Kallakut. Si në rastin Uzuni kur u largua nga Laçi drejt Lokomotivës, edhe durrsakët do të mbajnë 10% të vlerës së kartonit të lojtarit. gjithnjë nëse Kallaku do të shitet një ditë nga Lokomotiva.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!