Sot: Akti formal, Tirana 25

Dhe vjen fundi. Edicioni më i pazakontë në Superiore, ndërsa u shoqërua nga mungesa e tifozëve dhe u luajt në kohë pandemie botërore, ul sot siparin e 81-të të tij.

Në javën e 36-të skuadrat kanë pak ose aspak objektivë. Ndonëse Tirana u shpall kampion matematikisht dy javë më parë, javën e kaluar, u zbardhen edhe biletat europiane.

Pa përmendur faktin se Vllaznia mbeti peng i play-out-it me fituesin e sotëm të çiftit Besëlidhja-Pogradeci në porgram në 18:00 në ‘Elbasan Arena’. Kuptuar fakti se Luftëtari dhe Flamurtari janë rrëzuar prej disa javëve.

Kësisjoi, vëmendja spostohet te ‘Air Albania Stadium’ me atë që mund të ofrojë ceremonia përmbyllëse nga FSHF dhe vetë klubi bardheblu.

Një ‘garë’ në dukje, rezervon dueli Kirian Nuabueze-Vasil Shkurtaj për trofeun e kryegolashënuesit të këtij sezoni. Sulmuesi i Laçit udhëheq me 23 gola teksa vlonjati i Kukësit ndjek me 20.

Java e 36 e Kategorisë Superiore 2019-20

17:45 Luftëtari-Kukësi

17:45 Vllaznia-Flamurtari

19:00 Tirana-Bylis

20:45 Skënderbeu-Partizani

20:45 Teuta-Laçi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!