Tirana kampione ndalet nga Bylis dhe ‘fishekzjarret’

Kategoria Superiore, java e 36-të: Tirana Bylis 1-1 (Ngo 20’/ Sallaku 92′)

Tirana e kthen në festë fundin e takimit me Bylis të përfunduar 1-1.

Bardheblutë ishin më superiorë në pjesën e parë, ndërsa në të dyten, pasi goditën një shtyllë me Hasanin, duket se e patën mendjen te përfundimi i takimit me fund festën.

Bylis diti të vendosë në vështirësi dhe pasi godet shtyllen me Sallakun, arrin të barazojë në të 92-tën, pikërisht me Aladin Sallakun.

Në fund e gjithë festa bardheblu me dorëzimin zyrtar të trofeut përmes një ceremonie mbresëlënëse. Në ‘Air Albania Stadium’ Presidenti i Republikës z Ilir Meta dhe presidenti i FSHF-së Armand Duka, dhanë trofeun fituesve më të rinj të titullit kampion.

Tirana, për herë të 25-të, kampion i vendit.

TIRANA: Lika, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Doka (Sidibe), Ismajlgeci, Batha (Stafa), Karabeci, Hasani, Kobina (Morina), Ngo. Trajner: E. Egbo
BYLIS: Hidi, Janku, Hadroi, Zhongo (Peçi), Ujka (Sallaku), Malçi (Peposhi), Mëllugja, Murataj, Ndreca, Ntepe (Moxone), Qardaku. Trajner: V. Dovedan Gjyqtarë: R. Muska, M.Shazivari, A.Zalla (O.Kuka, E.Bastari, pas portave)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!