Elbasani e Iliria në aktin e fundit për 3 pikë

*Fitorja eventuale e verdhebluve elbasanas në takimin me Shënkollin, largon përfundimisht hijet e zeza te skuadra e Lleshanakut. Sikundër mund të ngjasë me Ilirinë e ‘Fergursonit’ shqiptar Fatmir Sala.

Faza play- out në Kategori të Parë mbyll sot ndeshjet sezonale në të dyja grupet. Me Shkumbinin dhe Tërbunin të përjashtuar në Grupin A dhe me Dinamon që merr tri pikë në tavolinë me pukjanët, situata e qartë…

Ndeshja Egnatia- Burreli, vlen vetëm për statistikë. Verdiktet janë dhënë. Në play-off shkon Veleçiku.

Ndryshe qëndron situata te Grupi B. Oriku që lajmëroi dje se ka ndërprerë marrëdhënjen me Memushin tajner, ka shpëtuar. Shënkolli ka zbritur në Kategori të Dytë, ndërsa Elbasani, Iliria,Turbina, dhe Devolli, kanë ende motiv për të luajtur në 90 minutat e fundit.

Fitorja eventuale e verdhebluve elbasanas në takimin me Shënkollin, largon përfundimisht hijet e zeza te skuadra e Lleshanakut.Sikundër mund të ngjasë me Ilirinë e ‘Fergursonit’ shqiptar Fatmir Sala. Në Redi Maloku’ vetëm tri pikë ndaj Turbinës qetësojnë fushë-krujasit.

Ndeshjet dhe klasifikimi i Grupit B. Ndeshejt e Kategorisë së Parë nisin në 17:30. Shënkolli- Elbasani luhet në Burrel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!